Në sallën e ekspozitës së IN Qendrës për Kulturë “Trajko Prokopiev” – Kumanovë, është hapur ekspozita e karikaturave “Gruaja – kryefamiljare”. Në ekspozitë prezantohen rreth pesëdhjetë karikatura të autorëve nga disa vende.
Ekspozita është pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Humorit dhe Satirës “In Vinica Veritas 2022” i cili tradicionalisht mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Tosho Arsov” – Vinicë çdo vit në muajin tetor.
Ekspozita, e cila u prezantua në disa qytete të vendit, do të shfaqet në Kumanovë deri më 3 prill.