Në sallën e ekspozitës së IN Qendra për Kulturë „Trajko Prokopiev” – Kumanovë nesër më 05.05 të vitit 2022 me fillim nga ora 19:00 do të hapet ekspozita me fotografi me titull „Atmosferë shtëpie” nga autorit Dejvid Stoilkovski.
Në suaza të ekspozitës do të shfaqen njëzet punime të punuara në periudhën 2020 – 2022. Kjo është ekspozita e parë e pavarur e Stoilkovskit, e cila është koleksion i periudhave nga grafiti përmes drejtimeve nga arti në pikturën murale në kohët e fundit.
Dejvid Stoilkovski, i lindur në vitin 1997 në Kumanovë, jeton dhe punon në Kumanovë. Ka diplomuar në Akademinë e Arteve Figurative në Shkup, në degën Grafikë, në klasën e profesoreshës Sllavica Janeshlieva, ndërsa aktualisht është në studimet master për pikturë te Jovan Shumkovski.