Nën titullin “Underpainting”, sot (e mërkurë, 15 maj) në Qytetin Internaticional të Arteve në Paris do të hapet ekspozita e pikturave të Biljana Bilbiloskës.
Ajo do të prezantojë punime të punuara në teknikën akrilike.
Biljana Bilbiloska javët e fundit ka qëndruar në shtëpinë e artistëve në Paris, në lagjen “Le Marais”.
Pika kryesore e kësaj ekspozite është përqendruar në eksplorimin e paletës së ngjyrave të Leonardo da Vinçit, tre veprat e tij kapitale në Luvër, si dhe teknikën e tij specifike të punës, e njohur botërisht si ” Underpainting “, ose pikturë në disa shtresa bojë.
Projekti mbështetet nga Ministria e Kulturës.