Ekspozita “Aushvic – Një vend në tokë: album me fotografi nga Aushvici”

од admin_kult

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit – 27 janar, në ora 19:00 në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë do të hapet ekspozita “Aushvic – një vend në tokë: Album me fotografi nga Aushvici”.

Ekspozita organizohet nga Fondi i Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë dhe Komuniteti Hebraik, me qëllim të prezantimit të dokumentacionit të vetëm vizual të njohur të mbërritjes së hebrenjve në Aushvic-Birkenau.

Ekspozita është transmetuar dhe prodhuar nga Seksioni i ekspozitave udhëtuese, departamenti i muzeve, Yad Vashem.

Në këtë aktivitet do të ndahen certifikata për pjesëmarrësit e kurseve për studimin e Holokaustit në Fakultetin Juridik “Justiniani I”, të realizuara me mbështetjen e Konferencës së kërkimeve materiale çifute nga Gjermania – Nju Jork (Claims conference) .

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit i dedikohet kujtimit të tragjedisë së Holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore, në të cilën gjashtë milionë hebrenj u vranë sistematikisht në kampet e vdekjes të organizuara dhe të kryera nga regjimi nazist, aleatët dhe bashkëpunëtorët e tij.

Historikisht, kjo ditë lidhet edhe me çlirimin e kampit nazist të përqendrimit Auschwitz-Birkenau më 27 janar 1945.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе