Në Muzeun e Artit Bashkëkohor – Shkup sot (21 shtator) me fillim nga ora 19:00 do të hapet ekspozita arkitekturore “E ardhmja si projekt – Doksijadis në Shkup”.
Në vitin kur Shkupi shënon 60 vjet nga tërmeti katastrofal që shkatërroi qytetin më 26 korrik 1963, kjo ekspozitë synon që edhe një herë të vendosë në qendër të vëmendjes historinë e rindërtimit të tij. Fokusi i kësaj ekspozite është për rolin dhe kontributin e arkitektit dhe planifikuesit grek Konstantinos A. Doksijadis.
Autorë dhe kuratorë të ekspozitës janë Jovan Ivanovski, Ana Ivanovska Deskova, Vlladimir Deskov, Kaliopi Amigdalu dhe Kostas Ciambaos, në bashkëpunim me ekipin hulumtues të përbërë nga Tea Damjanovska, Mihajllo Stojanovski dhe Hristos – Georgios Kritikos.
Projekti është realizuar nga Shoqata e qytetarëve për përkrahje dhe promovim të kulturës – Kontineo 2020, Shkup dhe është pjesë e programit vjetor të Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 20 janar 2024.