Sot dhe nesër (30 dhe 31 maj) në Qendrën e Kulturës “Trajko Prokopiev” në Kumanovë do të mbahet edicioni i tretë i Festivalit të prozës.
Në Festival, përveç shkrimtarëve vendas, do të ketë edhe të ftuar nga Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi. Në kuadër të Festivalit janë planifikuar punëtori për të vegjlit, punëtori për shkrim kreativ dhe diskutim për prozën.
Në mesin e pjesëmarrësve janë shkrimtarët Frosina Parmakovska, Hana Korneti, Petar Dençev, Bojan Krivokapiq, Nikolla Nikoliq, Liljana Pandeva, Biljana Cërvenkovska, Arlind Faziri, Plamen Totev, Vlladimir Jankovski.
Festivali realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.