Me leximin e poezisë me titull “Ajër. Erë. Frymëmarrje”, në kinemanë “Frosina” ka nisur dje në mbrëmje edicioni i tretë i “Festivalit të Poezisë në Shkup”.
Në hapje e festivalit interpretuan Sande Stojçevski, Lulzim Haziri, Monika Stojanovska, Perica Sargjoski, Igor Trpçeski, Nikolina Andova Shopova, Darija Jovanovska, Dragoslav Dedoviq (Serbi), Lana Derkaç(Kroaci), Alen Brlek (Kroaci), Maram al- Masri (Francë/Siri), Imanuel Mifsud (Maltë) dhe Martin Gllaz Serup (Danimarkë). Leximi u shoqërua me improvizim muzikor të instrumenteve frymore të interpretuara nga Perica Sargjoski, Vlladimir Martinovski dhe Vlladimir Llukash.
Paraprakisht, në Bibliotekën e qytetit “Vëllezërit Milladinovci” – Shkup, poeti dhe profesori universitar nga Malta, Imanuel Mifsud, mbajti punëtori për shkrim kreativ të poezisë, ndërsa në Qendrën Kulturore Rinore – Shkup, promovim leximi i “Lindja e re e fjalës: antologji e poezisë së re maqedonase”, e organizuar nga Vesna Mojsova-Qepishevska dhe Ivan Antonovski, në botim nga PNV Publikime.
Edicioni i sivjetshëm i Festivalit realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe “Traduki”.