Nga 15 deri më 18 maj, në Qendrën Kulturore Rinore në Shkup do të mbahet edicioni i gjashtë i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë dhe Ilustrimit për Fëmijë “Litera”.
Vendi në fokus të edicionit të 6-të të Festivalit do të jetë Turqia, ku të ftuar do të jenë tre ilustrues dhe një autore e librave për fëmijë. Në kuadër të Litera-s do të organizohet edhe panair i letërsisë për fëmijë, në të cilin botuesit maqedonas do të prezantojnë botimet e tyre më të fundit, si dhe do të organizojnë takime me autorë dhe ngjarje promovuese.
Litera, si i vetmi festival ndërkombëtar i letërsisë dhe ilustrimit për fëmijë në rajon, prezanton çdo vit më të mirën e letërsisë dhe artit për fëmijë, duke krijuar një hapësirë për shprehje konceptuale origjinale.