Në Galicnik më 1 gusht fillon edicioni i 5-të i “Galiçnik Film Festival”.
Në kuadër të programit të këtij viti të festivalit janë përzgjedhur 28 filma me metrazh të shkurtër, të cilët vijnë nga festivale prestigjioze të filmit si Festivali i filmit në Kanë, Festivali i filmit në Venecia, Festivali i filmit në Toronto, Sundance, Locarno e shumë të tjerë. Pas ceremonisë së hapjes do të performojë “Skopje Bras Kvintet”, i cili do të luajë muzikë të re të kompozuar nga skenat e njohura të filmit, në kuadër të projektit “Fuzioni i filmit dhe muzikës”.
Gjatë katër ditëve, përveç shfaqjeve të filmave, vizitorët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme – diskutime me regjisorë dhe aktorë, seminare dhe shumë të tjera. Dashamirët e kulturës do të jenë në gjendje të eksplorojnë pamjet historike dhe kulturore të Galiçnikut, të shijojnë gastronominë lokale dhe të lidhen me natyrën.
Në kuadër të festivalit do të mbahet punëtoria ballkanike për skenarë të shkurtër nën udhëheqjen e Dejan Dukovskit. Festivali, i cili do të zgjasë nga data 1-4 gusht, realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Agjencisë së Filmit.