Me koncertin e Orkestrës së Odës së rinisë muzikore të Maqedonisë “Sasha Nikollovski-Gjumar”, drejtuar nga Ivan Eminoviq, në mbrëmje në ora 20:30 në Suli an do të mbyllet edicioni i 45-të i manifestimit “Vera e Shkupit”.
Si solistë do të performojnë Simeon Goshev- violinë dhe Enis Alji – violonçel ndërsa dashamirët e muzikës klasike do të kenë mundësinë të shijojnë interpretimin e veprave të A. Vivaldi, R. Avramovski, D. Popper, T. Zografski dhe D. Shuplevski.
Orkestra e Odës e rinisë muzikore të Maqedonisë ekziston mbi 37 vjet dhe është themeluar si segmenti i parë i Kampit veror muzikor MMM në Ohër në vitin 1986. Ky ansambël është i pari dhe i vetmi i këtij lloji në Evropën Juglindore dhe përbëhet nga studentë të FAM- Shkup si dhe mysafirë dhe muzikantë të rinj nga vende të tjera. Deri më tani kanë marrë pjesë 350 të rinj, si dhe një numër i madh solistësh të afirmuar botërorë.