Një nga operat më të famshme dhe më të interpretuara në historinë e teatrit botëror të operës, “Karmen” nga Gjorgj Bize, do të shfaqet sonte, 28 nëntor dhe 1 dhjetor, me fillim nga ora 20:00 në skenën e Operës dhe Baletit Nacional.
Dirigjente është e ftuara nga Ukraina, Oksana Madarash, regjia është e Nina Najdenovas (Bullgari), skenografe është Elena Ivanova (Bullgari), kostumografe Maria Pupuçevska, dizajner i ndriçimit është Vasill Lisiçov.
Sonte (28 nëntor) në rolin kryesor do të jetë e ftuara nga Serbia, mezosopranoja Sanja Anastasia, ndërsa rolet e tjera do t’i interpretojnë Zoran Sotirov, Riste Vellkov, Katerina Stojanovska, Ana Rojdeva Talevska, Sonja Pendovska- Madevska, Dragan Ampov, Dejan Stoev dhe Tihomir Jakimovski.
Më 1 dhjetor do të performojnë Sanja Anastasia (Serbi), Zoran Sotirov, Vasko Zdravkov, Elena Golomeova, Ana Rojdeva-Talevska, Sonja Pendovska-Madevska, Dragan Ampov, Dejan Stoev, Tihomir Jakimovski.
Merr pjesë kori, ansambli i baletit, orkestra e Operës dhe Baletit Nacional dhe kori për fëmijë “Pikolo” në QSHEMB “Ilija Nikollovski-Luj”, Shkup, nën udhëheqjen e Vesna Dimçevskes.