Më 20 tetor, me fillim nga ora 17:00 në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Paris, do të hapet ekspozita e Jana Maneva-Cuposkës “Karikatura pariziane”. Ekspozita përbëhet nga vizatime të realizuara në tridhjetë metra letër vizatimi në formën e një shiriti filmi. Kjo ekspozitë është e re dhe është krijuar gjatë një periudhe dymujore si rezident në atelienë maqedonase në Qendrën Rezidenciale Ndërkombëtare në Paris (Cite Internationale des arts).
Ekspozita e dytë do të hapet më 25 tetor në atelienë e Maqedonisë në kuadër të Residencës Ndërkombëtare në Paris (Cite internationale des arts Paris).
Ekspozita do të hapet nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Paris, Rafet Hajdarit dhe artistja franceze Rozeman Robino, e cila është gjithashtu është rezidente momentale në Qendrën Rezidenciale Ndërkombëtare në Paris (Cite Internationale des arts). Jana Maneva-Çuposka është profesore e rregullt në Universitetin Evropian dhe kryetare e SHAFM.