Me Gala koncertin e solistëve, korit dhe orkestrit të Operës dhe Baletit kombëtar, në mënyrë solemne sot do të hapet edicioni i 45-të i manifestimit të “Ditët e muzikës maqedonase”.
Në program përfshihen vepra të frymëzuara nga thesari i pasur i folklorit maqedonas dhe nën shkopin dirigjues të maestro Vanja Nikolovski-Gjumar, si solistë do të interpretojnë soprano Ana Rojdeva, tenori Jane Dunimagloski, virtuozi i instrumenteve popullore maqedonase Dragan Dautovski në gajde dhe Ratko Dautivski në tamburë.
Edicioni i këtij viti “Ditët e muzikës maqedonase” do të zgjasë deri më 30 prill, ndërsa përfshin 16 koncerte dhe pesë evente plotësuese,takime muzikore dhe tribunë.
Ditët e muzikës maqedonase mbahen nën përkujdesjen e kryetarit të Maqedonisë së Veriut,Stevo Pendarovski,me mbështetje nga Ministria e Kuturës. Kuratorë të ekspozitës janë kuratorja Iva Dimovski dhe kuratorja bashkëpunëtore Bojana Janeva.