„Blerje-donacione 2017 – 2021“, ekspozitë në MAB

од admin_kult

„Blerje-donacione 2017 – 2021“, është titulli i ekspozitës që do të hapet nesër,2 prill, në Muzeun e arteve bashkëkohore në Shkup. Bëhet fjalë për ekspozitë të veprave që muzeu i ka marrë nëpërmjet blerjes dhe donacioneve nga viti 2017 deri më sot.

Në suaza të ekspozitës do të ekspozohen 72 vepra artistike nga 35 autorë të skenës vizuale maqedonase nga të cilët 8 janë blerë nga Ministria e Kulturës ndërsa 64 janë dhuruar në Muze. Për herë të parë në ekspozitë do të ekspozohen edhe vepra nga themeluesit e artit modern në vend, si: Liçenoski,Martinoski,Pandilov,Vladimirski,Avramovski, të cilët deri tani nuk janë shfaqur në publik.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе