Dita Starova-Qerimi shpërblehet me mirënjohjen “Kalorës i Urdhrit- Ylli i Italisë”

од admin_kult

Drejtoresha e Galerisë nacionale, Dita Starova Qerimi, u vlerësua me mirënjohjen “Kalorës i Urdhrit- Ylli i Italisë”. Ambasadori i Republikës së Italisë në vendin tonë, Andrea Silvestri e prezantoi këtë çmim të lartë dje në Çifte Hamam në hapjen e ekspozitës kushtuar dizajnit italian.

Urdhri jepet nga Presidenti i Republikës për vendosjen dhe edukimin e marrëdhënieve personale dhe profesionale me Republikën e Italisë, thellimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve të dy vendeve, me propozim të Ministrit të Punëve të Jashtme.

“Ordine della Stella d’Italia” është dekoratë e prezantuar në vitin 1947 si “Urdhri i Yllit të Solidaritetit Italian” dhe që nga viti 2011 mban emrin e ri.

Në të njëjtën kohë, Starova Qerimi ka qenë katër herë komisionere e pavijonit kombëtar në panairin prestigjioz botëror të artit – Bienalen e Venecias dhe fituese e çmimit “13 Nëntori” në vitin 2019 për kontribut të veçantë në kulturën dhe zhvillimin dhe afirmimin e përgjithshëm të qytetit të Shkupit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе