Tridhjetë studentë, artistë dhe artdashës që janë pjesë e punëtorisë së sivjetshme të qeramikës „Terra Art” po përvetësojnë teknikat e reja të punimit dhe ngjyrosjes së punimeve prej balte.
Iniciatori dhe organizatori i punëtorisë, skulptori Xhezair Rexhepi, tha se këtë vit përveç 14 pjesëmarrësve të përhershëm, ka të interesuar të cilët me iniciativën e tyre u bashkuan për të përmirësuar aftësitë e tyre në punimin e pjesëve nga qeramika.
Pjesëmarrësit e punëtorisë „Terra Art”, që financiarisht mbshëtetet nga komuna e Gostivarit dhe Ministria e Kulturës, krijojnë dhe mësojnë në ambientet e shoqatës së artistëve të artit figurativ „Draudakum” në Qendrën e Kulturës „ASNOM” Gostivar.