Darja Rizova, anëtare e ansamblit të Teatrit kombëtar të Maqedonisë (TKM) është zgjedhur aktore më e mirë e festivalit të 30 të teatrit të kamerës „Risto Shishkov“ që mbaroi sot në Strumicë.
Rizova çmimin e fitoi për rolin e Mashës në ko-produksion me shfaqjen „Nuk do të jetë fundi botës“ të TKM, produksioni Peripetija Shkup dhe teatri i luftës i Sarajevës SARTR,përpiluar sipas tekstit të Adnan Llugoniq dhe me regji të Nina Nikolliq.
Juria në përbërje: Zvezdana Angellovska, kryetare dhe laureate e vitit të kaluar, si dhe aktorët Niko Gorshiq dhe Petar Arsovski, j’u ndau çmime speciale aktorëve Faik Mefaillovski,Ognen Drangovski dhe Ilina Çorevska, regjisori Vasill Hristov dhe shfaqjes „Krim dhe ndëshkim“ në performancë të teatrit të dramës së kukullave nga Varca, Bullgari.