Baleti bashkëkohor “Saga (identiteti)” do të shfaqet sot në skenën e Operës dhe Baletit Nacional, me fillim nga ora 20:00, në kuadër të edicionit të 20-vjetorit të Tanc-Fest Shkup.
Me koreografi dhe regji të Risima Risimkin, me muzikë të kompozitorit Toni Kitanovski, skenografi të Matea Mijanoviqit dhe kostume të Bllagoj Micevskit, interpretuesit e mëposhtëm janë: primabalerinat Marija Kiçevska Shokarovska dhe Mimi Pop-Aleksova Atanasovska, debutanteja Balazh Loçei(Hungari),Sasha Eftimova, Francisko Himenez Ruiz, Natasha Trendafillova-Giceva, Ilijana Danillov dhe Hristina Nacevska. Libreti është i bazuar në përralla popullore dhe poezi bashkëkohore të autorëve maqedonas, ndërsa vendin qendror e zë kënga “Vezillka” e të madhit Bllazhe Koneski.
Edicioni jubilar i festivalit mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe shfaqja është pjesë e programit “Paralelet” që festivali realizon në bashkëpunim me Operën dhe Baletin Nacional.