Edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit „Asterfest” do të mbahet nga 5 deri më 9 gusht në Strumicë, nën moton „Dritat e Asterit”.
Në suaza të Festivalit, në tre blloqe do të shfaqen 7 filma artistik, dokumentarë të shkurtër dhe filma të animuar.
Laureat i çmimit „Aster” për vepër jetësore në fushën e artit filmik është legjenda e filmit të Evropës Juglindore Zhelimir Zhilnik, autor i një sërë filmash kulti, duke përfshirë „Puna e hershme”, për të cilin mori çmimin „Ariu i Artë” në Berlin. Për nder të laureatit të sivjetshëm është planifikuar shfaqja e filmit „Revista e Zhelimir Zhilnikut” e Janko Baljakut.
Për mbylljen e Festivalit do të shfaqet premierë dokumentari më i ri maqedonas „Trn” nga Nikolla Pijamanov (skenari) dhe Stole Angelov (kameraman dhe montazher).
Juria zyrtare profesionale përbëhet nga: Mimi Gjorgoska-Ilievska, Vladimir Peroviq, Mimoza Rajl dhe Stolle Angelov.
Të gjitha shfaqjet e mbrëmjes fillojnë në ora 20:30 në amfiteatrin veror në Parkun e Qytetit, ndërsa ngjarjet përcjellëse do të jenë në „Shtëpia Evropiane“ (Europe House) në Strumicë.