Ansambli „Maqedonia”, që është përfaqësues i kulturës tradicionale maqedonase, këtë vit feston një dekadë të ekzistencës së tij.
Me rastin e këtij jubileu të rëndësishëm, është duke u realizuar edhe projekti „10 vite Ansambli Maqedonia”, në suaza të të cilit deri më tani janë realizuar mbrëmje koncertesh në Shkup, Gjevgjeli, Negotinë, Kriva Pallankë dhe Manastir. Në festivalin „Ditët e Ilindenskit” në Manastir është realizuar projekti multimedial për kulturën e qytetit, ku është shfaqur kultura tradicionale nga disa qendra të qyteteve në vend.
Projekti „10 vjet Ansambli Maqedonia” realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.