Llutkov në takim ministror: Platformat e Ballkanit Perëndimor për arsim, inovacion dhe kulturë janë mekanizëm për bashkëpunim më efektiv me Komisionin Evropian

од admin_kult

Ministri i Kulturës dhe i Turizmit, Zoran Llutkov, ka mbajtur sot fjalimin në Takimin e dytë ministror të Platformave të menaxhimit të Ballkanit Perëndimor për arsim dhe trajnim, hulumtim, inovacion dhe kulturë.

Në takimin, në të cilin përveç ministrit Llutkov, morën pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe ministri i Kulturës dhe Inovacionit, Ballash Hanko. Nga Presidenca hungareze e Këshillit të Bashkimit Evropian u theksua rëndësia e Platformës së menaxhimit si mjet operacional për zbatimin e kornizës strategjike të agjendës për Ballkanin Perëndimor të BE-së, si mbështetje e rëndësishme për proceset integruese evropiane të vendeve të rajonit.

Në fjalën e tij, ministri Llutkov theksoi rëndësinë dhe përfitimet e Platformës së menaxhimit për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushat jetike sociale, shkencë, hulumtim, inovacion, arsim dhe kulturë.

“Ne si përfaqësues të sektorit të kulturës besojmë se ky mekanizëm do të mundësojë bashkëpunim më efektiv me Komisionin Evropian në nivel operacional, në kuadër të zbatimit të agjendës së përbashkët rajonale dhe evropiane”, tha Llutkov. Ky është edhe një konfirmim, shtoi ai, i rëndësisë në rritje të sektorëve kulturorë dhe krijues në proceset integruese evropiane në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që padyshim do të kontribuojë në zhvillimin e politikave kombëtare, bashkëpunimit rajonal dhe politikave aktuale kulturore të BE-së.

Sipas Llutkov, Platforma do të mundësojë përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në kulturë, duke kontribuar në përmirësimin, sinkronizimin dhe profilizimin e prioriteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe forcimin e bashkëpunimit të partneritetit të ndërsjellë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе