Në konferencën e sotme për Ditët Evropjane të Trashëgimisë Kulturore, ministri i Kulturës dhe i Turizmit, Zoran Ljutkov, i përshëndeti pjesëmarrësit, duke theksuar rëndësinë e konferencës, e cila është një nga ngjarjet kulturore më të gjëra, që bashkon njerëz nga i gjithë kontinenti evropjan.
“Kultura maqedonase është simbol i vazhdimësisë dhe evolucionit, i cila e pasuron identitetin e përbashkët evropian me autenticitetin e saj, duke e treguar popullin tonë si ruajtës të traditave të tyre, por edhe si pjesëmarrës në krijimin e një Evrope të re, moderne dhe krijuese”, tha ministri Ljutkov, në fjalën e tij rreth temës së konferencës, “Trashëgimia maqedonase e rrjetëzimit dhe lidhshmërisë”.
Ministri Ljutkov tha se me ruajtjen e trashëgimisë kulturore evropjane, ne ruajmë edhe identitetin tonë, mësojmë nga e kaluara dhe vlerësojmë diversitetin që na bashkon. Në këtë kontekst, ministri shtoi: “Trashëgimia kulturore maqedonase është pjesë e çmuar e mozaikut të madh të vlerave evropjane, me një traditë shekullore që pasqyron historinë, artin dhe shpirtëroren tonë. Vendet tona arkeologjike, monumentet kishtare, zakonet tradicionale dhe veprat e artit, dëshmojnë për lidhjet e thella kulturore gjatë shekujve dhe përfaqësojnë kontributin tonë unik në thesarin kulturor evropjan”.
Pas miratimit të Konventës Kulturore Evropjane më 19 dhjetor 1954 nga Këshilli i Evropës, si një dokument që synon të promovojë bashkëpunimin kulturor midis vendeve evropjane dhe të ruajë dhe mbrojë trashëgiminë e përbashkët kulturore të popujve evropjanë, Ditët e Trashëgimisë Evropiane janë një ngjarje e pranuar gjerësisht, që shënohet nga aktivitete interesante në të gjithë Evropën.
Me temën “Trashëgimia maqedonase e rrjetëzimit dhe lidhjshmërisë”, këtë vit do të organizohen manifestime në 14 qytete dhe fshatra të vendit tonë, me pjesëmarrjen e 20 muzeve, organizatave joqeveritare dhe institucioneve të tjera të angazhuara në fushën e trashëgimisë kulturore.
Ministri Ljutkov shprehu përkushtimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, për avancim të gjendjes në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore si prioritet kryesor, që mundëson afirmimin dhe promovimin e vendit tonë në Evropë.
Në hapje të konferencës, pjesëmarrësit dhe mysafirët e pranishëm në Portën “Maqedonia” i përshëndeti edhe Viktoria Trajkov, zëvendësministre për çështje evropjane; Stefen Hudolin, shef për bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropjan, Vesela Çestoeva, drejtore e Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.
Manifestimi është në organizim të Ministria për Çështje Evropjane, Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Arkeologji, dhe Universiteti i Shkupit. Në këtë manifestim, njëzet ekspertë nga rajoni dhe jashtë vendit, do të japin prezantimet e tyre në disa panele.