“Nabuko” e Maqedonisë sonte në skenën e Operës dhe Baletit në Sofje

од admin_kult

Opera dhe Baleti Kombëtar sonte është i ftuar në skenën e Operës dhe Baletit Kombëtar të Sofjes me operën “Nabuko” të Xhuzepe Verdit.

Kjo pjesëmarrje është pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në nëntor të vitit 2023 mes operave kombëtare të dyja vendeve dhe vjen pas shfaqjes së Operës dhe Baletit të Sofjes në Mbrëmjet e Operës së Majit të këtij viti, me operën “Valkira” të Vagnerit.

U.d. drejtori i Operës dhe Baletit Kombëtar, Oliver Arsovski, tha se do të bisedohet për zgjerimin e këtij bashkëpunimi si dhe shkëmbimin kulturor, që është në interes të të dyja institucioneve. Sonte, në shfaqjen maqedonase të “Nabuko” në Sofje do të marrë pjesë edhe ministri i Kulturës dhe i Turizmit, Zoran Ljutkov.

Dirigjenti i kryeveprës së fuqishme të Xhuzepe Verdit është mjeshtrja Bisera Çadlovska. Regjia është e Renato Bonajuto (Itali), skenografia dhe kostumografia janë të Flavio Arbeti dhe Artemio Kabasi nga Italia, koreografe është Maja Mitrovska-Bogojevska, mjeshtër i koncertit është Jane Bakevski, mjeshtre e korit është Jasmina Gjorgjeska, dhe për dritat e dizajnin është Milço  Aleksandrov.

Rolin e titullit e luan Marjan Jovanoski, në rolin e Abigaile është Zlata Toshevska Dimovska, Nikolina Janevska do ta luajë rolin e Fenena, Zoran Sotirov do të jetë në rolin e Ismailit, dhe Igor Durlovski në rolin e Zaharie. Në rolet tjera do të interpretojnë: Dime Petrov, Katerina Stojanovska, Dejan Stoev, kori, orkestra, ansambli i Operës dhe Baletit Kombëtar dhe studentë të Qendrës Shtetërore dhe Shkollës së Muzikës dhe Baletit “Iljia Nikolovski – Luj”.

“Nabuko” është një operë liriko-dramatike në katër akte, një nga veprat më të njohura të Xhuzepe Verdit dhe është e preferuar nga publiku. Kjo operë, shfaqjen e saj të parëe pati në vitin 1842 në sallë të Milanos.

Shfaqja në Shkup është caktuar për 21 shtator në skenën e Operës dhe Baletit Kombëtar, me fillim nga ora 20:00.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе