“Mbrëmjet strugane të poezisë” përfunduan me tubim ndërkombëtar të poezisë në UNS

од admin_kult

Edicioni i 63-të i Mbrëmjeve strugane të poezisë përfundoi dje me tubimin ndërkombëtar të poezisë para Muzeut të Artit Bashkëkohor në Shkup, ku morën pjesë një numër i madh i poetëve të huaj dhe vendas.
Aktiviteti nisi të enjten me mbjelljen tradicionale të një peme dhe një lexim poezie në Parkun e Poezisë për nder të fituesit të Kurorës së Artë për vitin 2024, poetit dhe dramaturgut të shquar francez, Jean-Pierre Simeon. “T’ga za jug” e Konstantinovit u lexua për herë të parë këtë vit nga një i verbër me alfabetin Braille, për nder të motos së përvitshme të festivalit “Prekja e së bukurës”, e cila i bën nder inovacionit të shkrimit Braille. Më pas u ndez zjarri i festivalit dhe vazhdoi leximi me poezi “Meridianët”.

Çmimet më të larta të festivalit “Kurora e Artë”, “Vëllezërit Milladinov”, “Urat e Strugës” dhe “Struga e Re” iu ndanë në manifestimin “Urat” poetit francez Jean-Pierre Simeon, poetes dhe teoricienes së letërsisë maqedonase Katica Qullavkova, shkrimtares gjermane Katrin Pitz dhe poetes së re Filipa Sara Popova.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе