Takim mes ministrit Llutkov dhe ambasadorit bullgar Angellov

од admin_kult

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov dhe ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Shkup, Angell Angellov, në takimin e sotëm u pajtuan se dy vendet kanë bashkëpunim të mirë dhe shkëmbim të projekteve në të gjitha aktivitetet kulturore.

Në takimin ku mori pjesë edhe Antonia Veleva, drejtoreshë e Qendrës Kulturore dhe Informative të Republikës së Bullgarisë në Shkup, u theksua se praktika e mirë e shkëmbimit të përmbajtjeve ndërmjet festivaleve madhore dhe prestigjioze, si dhe shfaqjeve dhe projekteve të tjera artistike duhet të vazhdojë.

Bashkëbiseduesit shprehën shpresën se projektet e suksesshme do të jenë promovim i mirë për kulturën e Ballkanit dhe Evropës në të ardhmen. Si shembull u citua ekspozita “Trebenishti”, e cila ishte rezultat i bashkëpunimit disa vjeçar ndërmjet Institutit Kombëtar Arkeologjik dhe Muzeut pranë Akademisë Kombëtare të Shkencave – Sofje, Muzeut Kombëtar të Serbisë – Beograd, Muzeut Arkeologjik – Shkup dhe Instituti dhe Muzeu – Ohër.

Ekspozita, e cila hapi shumë mundësi për bashkëpunim ndërmjet institucioneve në rajon, do të prezantohet për publikun në Republikën e Serbisë vitin e ardhshëm..

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе