Festivali i filmit “Përtej liqenit” në Dojran filloi me “Stella” dhe filma të shkurtër për fëmijë

од admin_kult

Me filma të animuar për fëmijë të dubluar në gjuhën maqedonase, mbrëmë në Dojran filloi edicioni i tretë i festivalit “Përtej liqenit”.

Më herët në Muzeun e Qytetit të Dojranit është mbajtur punëtori për edukimin filmik me drejtorin e festivalit Jani Bojaxhi, regjisorin e “Stella”, Stole Vujiçiq dhe kryetaren e Këshillit të festivalit Mimi Gjorgovska Ilievska.

Festivali këtë vit i kushton vëmendje edhe programit për fëmijë, i cili do të zhvillohet në ambient të hapur. Këtë vit “Përtej liqenit” organizohet me program të vetin në Gjevgjeli, Valandovë dhe Bogdanci.

Hapja zyrtare do të bëhet nesër, më 9 gusht, me ndarjen e çmimit “Meto Jovanovski” për aktorin Vllado Jovanovski, si dhe me shfaqjen e filmit “Konsulli rus”, filmi i fundit i Meto Jovanovskit.

Me shfaqjen e pesë filmave të metrazhit të gjatë, nga të cilët katër filma artistikë dhe një dokumentar, festivali, i cili është i vetmi i këtij lloji në Maqedoni, do të ofrojë program për shijen e të gjithëve, në natyrë, në bregun e Liqenit të Dojranit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе