Në Teatrin Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup nesër (18 maj) me fillim nga ora 20:00 do të shfaqet premierë shfaqja për të rinj “Familja Adams” me adaptim dhe regji të Tea Begovskës.
– “Familja Adams” është histori e njohur tashmë për shumicën e audiencës. Shfaqja është e dedikuar për të rinj dhe adoleshentë, por kjo është edhe shfaqje për të rritur, për prindërit dhe të gjitha familjet – thonë nga Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj.
Në këtë shfaqje luajnë Valdeta Ismaili, Melika Kastrati, Mumin Abdullahi, Dea Pajaziti, Flakron Ali, Eldin Shiroki, Gzim Zherka dhe Blerim Dardhishta.
Skenografia është e Dardan Ahmetit dhe Tea Begovskës, kostumet janë të Andrej Papaz Gjorgievskit, ndërsa muzika e Enes Begovskit.