Në galerinë e Qendrës Kulturore dhe Informative Maqedonase në Sofje, Bullgari, sot e martë (14 maj) nga ora 18:30 do të bëhet promovimi i përkthimit të romanit “Sfinga e zemërimit” të shkrimtarit maqedonas Zharko Kujunxhiski.
Libri i përkthyer në bullgarisht nga Marian Petrov është botuar së fundi nga shtëpia botuese e njohur “Persei” nga Sofja. Përkthimi është mbështetur nga rrjeti letrar “Traduki”.
Romani “Sfinga e zemërimit”, në prani të autorit Zharko Kujunxhiski, do të promovohet nga kritiku letrar dhe botuesi Pllamen Totev dhe shkrimtari dhe përkthyesi, Marian Petrov.
“Sfinga e zemërimit” është nominuar në listën e ngushtë për çmimet “Romani i vitit”, “Mirënjohja e Racinit”, “Stale Popov” dhe është përzgjedhja e Maqedonisë për çmimin “Ballkanika” për vitin 2021.
Romani deri më tani është botuar në tre botime dhe është përkthyer në shqip dhe bullgarisht.
“Më mirë në një degë sesa të ngecur në ashensor” – ekspozita e Mirosllav Masin në Hamamin e Daut Pashës
Ekspozita e Mirosllav Masin, “Më mirë në degë sesa ngecur në ashensor”, do të hapet në objektin e Hamamit të Daut Pashës më 15 maj në ora 20:00.
Kuratore e ekspozitës është Maja Çankullovska-Mihajllovska, kuratore e lartë në Galerinë kombëtare. Ekspozita është pjesë e Programit vjetor të Galerisë kombëtare për vitin 2024 dhe është mbështetur financiarisht nga Ministria e kulturës.
Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më 15 qershor.