Orkestra Nacionale e Xhazit performoi në “Albania Xhaz-Fest” në Tiranë

од admin_kult

Qendra Kulturo-Informative e Maqedonisë së Veriut në mbrëmjen e së dielës në Tiranë e promovoj Orkestrën  tonë kombëtare të Xhaz-it para publikut të Tiranës.

Pas performancës brilante, Besim Petrela, drejtori i “Albania Xhaz-fest”, i emocionuar nga performanca e tyre tha: “Këta janë muzikantë gjenialë. Ju falënderoj pafund për bashkëpunimin me qendrën maqedonase, faleminderit që sonte në qytetin tonë kanë luajtur këta muzikantë të mrekullueshëm”, thonë nga QKI maqedonase në Tiranë.

Nga aty shtojnë se ky ishte prezantimi i parë i Orkestrës jashtë vendit tonë, i cili shkaktoi një stuhi kënaqësie. Orkestra ka stile të ndryshme në repertorin e saj, duke filluar nga xhazi klasik, te swing, bi-bap, e deri te kompozimet nga “Bukë e kripë”.

– Ky është një tjetër konfirmim se ka lindur një brez i ri muzikantësh të rinj, të cilët sundojnë në mënyrë sovrane skenën, instrumentet e tyre dhe muzikën. Ata luajnë me lehtësi, zgjuarsi dhe mjeshtëri të jashtëzakonshme. Herë-herë të duket sikur je duke qëndruar përballë një orkestre që ekziston prej dhjetëra vitesh, ndonëse nuk ka kaluar asnjë vit nga formimi i saj deri më sot – thonë nga Qendra Kulturore dhe Informative në Tiranë.

Performanca e Orkestrës Nacionale të Xhazit në “Albania Jazz Fest” tregoi kuptimin e plotë të formimit dhe punës së saj. Në sallën e mbushur plot të Akademisë së Arteve në Tiranë, të pranishmit i përcollën me disa minuta duartrokitje dhe u kërkuan dy herë muzikantëve të riktheheshin në skenë.

Qendra Kulturore dhe Informative Maqedonase në Tiranë njofton pjesëmarrjen e “Orkestra Xhumbo Agushevi ” në festivalin “Klouds” në Tiranë për 16 maj.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе