Klubi i leximit në “Shtëpinë Evropiane Shkupi” do të riaktivizohet me romanin “Numri i vetëm amë” nga Lidija Dimkovska, i cili së fundi fitoi çmimin prestigjioz Rrmani i vitit të organizuar nga Fondacioni “Sllavko Janevski”.
“Numri i vetëm amë” është romani i katërt i Lidija Dimkovskës, i botuar në vitin 2023 nga Qendra Botuese “TRI”. Në këtë roman, përmes një historie familjare, ajo trajton temën e identitetit, migrimit, izolimit bashkëkohor distopian dhe tjetërsimit që përmban termi “shkretëtirë”.
Letërsia e mirë dhe romanet e mirë nuk duhet të jenë ‘mrekulli për tri ditë’ dhe për to duhet folur e diskutuar”, thonë nga “Shtëpia Evropiane Shkup”.
Drejtues i klubit të leximit do të jetë Aleksandar Madjarovski- “Çitaçot”.