Më datë 16 mars, duke filluar nga ora 20:00, në skenën e Operës dhe Baletit Kombëtar do të shfaqet kryevepra “Bohemia” e Giacomo Puccini. Historia e jetës së të dashuruarve Rodolfo dhe Mimi do të shfaqet nën dirigjentin e Bisera Çadllovska, me regji të Dejan Proshev. Shfaqja është frymëzuar përmes skenografisë masive të Zoran Nikollovskit dhe kostumografisë shumëngjyrëshe të Marija Pupuçevska, koncert mjeshtre është Verica Llambevska, kurse kor janë Jasmina Gjorgjeska dhe Gjurgica Dashiq.
Interpreton ekipi vendas solo, Gjorgi Tsuçovski, Bllagica Pop Tomova, Marjan Jovanoski, Dragan Ampov, Aleksandar Stefanoski, Biljana Josifov, Neven Siljanovski, Borko Bijovski, Jane Dunimagloski, Tihomir Jakimovski, Dime Petrov, të shoqëruar nga kori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.
“Bohemian” nga Giacomo Puccini është një operë në katër akte, veprimi zhvillohet në Paris kurse libreti është i bazuar në “Skena nga jeta e bohemëve” të Henry Murger.