Komisioni nacional për UNESCO-n e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon për Programin e bursave të UNESCO-s dhe Republikës Popullore të Kinës, në kuadër të të cilit janë ndarë 75 bursa për vitin akademik 2024/2025 nga Qeveria e Republikës Popullore të Kinës. Bursat kanë të bëjnë me studimet universitare dhe pasuniversitare për një vit në universitete të përzgjedhura në Republikën Popullore të Kinës kurse qëllimi është nxitja e shkëmbimeve ndërkombëtare në fushën e arsimit, kulturës, komunikimit, shkencës dhe teknologjisë dhe përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet të rinjtë nga e gjithë bota.
Të gjitha informacionet në lidhje me Programin dhe kushtet e aplikimit janë në: https://www.unesco.org/en/fellowships/greatwall