Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, David Geer, sot vizituan Qendrën nacionale të konservimit, ku po zhvillohet procesi i konservimit dhe restaurimit të veprave të artit nga një prej themeluesve të artit bashkëkohor të Maqedonisë, Llazar Liçenoski. Veprat janë pjesë e trashëgimisë së familjes Liçenoski për Galerinë nacionale të Maqedonisë.
“Ne po mbrojmë thesarin e vyer të artit që është më shumë se një shekull i vjetër, duke e lënë atë si trashëgimi për brezat e ardhshëm. “Me konservimin dhe restaurimin e veprave që përbëjnë trashëgiminë e njërit prej themeluesve më të rëndësishëm të artit bashkëkohor maqedonas, Llazar Liçenoskit, sigurojmë jetëgjatësinë e më të çmuarve të kulturës maqedonase”, thotë Ministrja e Kulturës Kostadinovska- Stojçevska.
Ekipet e ekspertëve nga Laboratori qendror i QNK-së dhe Galeria nacionale informuan se vitin e kaluar janë konservuar dhe restauruar 12 vepra nga koleksioni i pasur i trashëgimisë së Liçenoskit, i cili përbëhet nga 122 piktura, vizatime dhe akuarele me vlerë.
Profesionistë të përkushtuar, konservatorë, restaurues, historianë arti vazhdojnë aktivitetin e tyre këtë vit dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe deri në fund të qershorit duhet të mbrohen edhe 13 vepra të tjera artistike të këtij autori tonë të jashtëzakonshëm.
“Ministria e Kulturës, përmes institucioneve kompetente në fushën e kulturës, përmes aktiviteteve të sinkronizuara profesionale, iu përkushtua restaurimit dhe konservimit të Shtëpisë Liçenoski, me të gjitha koleksionet që gjenden në të. “Të gjithë profesionistët vazhdojnë ta rinovojnë vazhdimisht fondin e piktorit të madh dhe ta realizojnë këtë projekt, i cili do t’u mundësojë gjeneratave të reja dhe turistëve të përjetojnë mjedisin në të cilin jetoi dhe punoi doajeni i artit maqedonas, Llazar Liçenoski”, theksoi Kostadinovska-Stojçevska.
Në periudhën e kaluar, trashëgimia kulturore e mozaikut në Shtëpinë Përkujtimore Liçenoski ka qenë plotësisht e mbrojtur ndërsa vitin e kaluar ekipet e Galerisë nacionale kanë konservuar dhe restauruar materialin etnologjik nga objekti. Gjithashtu, ka përfunduar një pjesë e aktiviteteve nga projekti bazë për rehabilitimin e shtëpisë dhe përshtatjen e saj në Shtëpinë përkujtimore “Muzeu Llazar Liçenoski”, e cila është nën përgjegjësinë e Qendrës Konservatore – Shkup. Është riparuar sistemi i rrjetit hidraulik dhe kullues, është kryer edhe faza elektrike si dhe do të afrohet ndërtimi i kanalit kullues, rehabilitimi dhe konsolidimi i arkitekturës.
Ministrja e Kulturës falënderoi ambasadorin evropian Gir dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në vendin tonë për mbështetjen profesionale dhe logjistike dhe për zgjidhjen e sfidave të ardhshme në krijimin e shumë tregimeve të tilla, sipas shembullit të Shtëpisë Liçenoski.
Shtëpia e Llazar Liçenoskit, njërit prej themeluesve të artit bashkëkohor maqedonas, me vendim të Qeverisë së vitit 2017 është shpallur trashëgimi kulturore e një rëndësie të veçantë, nënkategori me rëndësi të madhe.