Këtë të enjte (14 dhjetor), me fillim nga ora 20:00, Orkestra Filarmonike do të mbajë koncertin “Mistika”, kushtuar veprës së kompozitorit italian Pietro Maskanji.
Në program përfshihet Intermezzo “Il sogno” nga opera “Guglielmo Ratcliffe”, Intermezzo nga opera “Miku Fritz” dhe muzika për filmin “Rapsodi satanike” i cili në bashkëpunim me Kinematekën e Maqedonisë së Veriut do të tregohet paralelisht gjatë performancës. Dirigjent është Massimiliano Caldi nga Italia.