Sot, më 5 dhjetor, në ora 19:00, në Galerinë Nacionale – në objektin e Çifte Hamamit do të hapet ekspozita “Muzeu i Fëmijërisë” e artistit dhe profesorit Eshref Qahili nga Prishtina, Kosovë.
Ekspozita “Muzeu i Fëmijërisë” përfshin tridhjetë punime në teknikën vaj në pëlhurë dhe teknikë të kombinuar. Kuratore e ekspozitës është Maja Krstevska, kuratore e lartë në Galerinë Nacionale. Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 18 dhjetor 2023.
Qahili ekspozon për herë të parë në Galerinë Nacionale dhe projekti është në kuadër të shkëmbimit kulturor bilateral ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.