“Salla Universale ende është nën kompetencën e Qytetit të Shkupit. Shpresoj që shtyrja e dorëzimit të së drejtës së rindërtimit në Ministrinë e Kulturës të mos jetë çështje e tregut politik, por salla Universale nuk i është dorëzuar Ministrisë së Kulturës, pra vendimi i Këshillit të Qyteti i Shkupit, i cili është bërë para dy muajsh, ende nuk është zbatuar.
“Komunikimi është në nivel teknik dhe prej aty kanë ofruar kontratë të ndryshuar që bie ndesh me Vendimin ku thuhet se e drejta e rikonstruksionit i kalon Ministrisë së Kulturës dhe se pas përfundimit të rikonstruksionit Ministria do ta kthejë objektin e qytetit”, tha ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska në edicionin e djeshëm të “Tema e ditës” në televizionin Sitell.
Kostadinovska-Stojçevska tha se Ministria e Kulturës ka ndryshuar kontratën e ofruar nga Qyteti i Shkupit dhe se pritet përgjigje. Ajo shprehu bindjen se kjo propozim-kontratë e harmonizuar e Ministrisë me të gjithë faktorët përkatës ligjor do të pranohet dhe do të jetë përfundimtare dhe se qytetarët e Shkupit, shteti dhe publiku kulturor do të marrin objektin aq të nevojshëm.
“Kultura ka qenë jashtë politikës kohë të gjatë, dhe kjo posaçërisht shihet se po ndodh në vitet e fundit, ku kultura është e lirë të veprojë, të krijojë, d.m.th., punonjësit e kulturës janë të lirë të veprojnë, ashtu siç duan. ”, tha ministrja e Kulturës.
Për gjendjen me objektin e Teatrit Popullor të Maqedonisë, Kostadinovska-Stojçevska tha se është histori e veçantë, sepse vetëm një vit më parë Ministria e Kulturës arriti të marrë dokumentacionin teknik dhe theksoi: “Ajo që e bën të vështirë për ne si ministri është pikërisht aty ku duhet të ndërhyjmë, që të mos kemi të njëjtat probleme sa herë që bie shi, fakti është se asnjë nga kompanitë që kanë ndërtuar TPM nuk ekziston më. Të gjithë janë të falimentuar. TPM është institucion kombëtar i cili me rëndësinë e tij nuk na lejon ta mbyllim dhe ta zhvendosim. Çdo vit përmes Programit vjetor investojmë edhe në mirëmbajtjen e objektit, i cili është vënë në përdorim para më pak se 10 vitesh dhe është duke u rrënuar”.
E pyetur për rrënimin e “Postës”, që u dogj në vitin 2013 dhe është shpallur trashëgimi kulturore evropiane, ministrja Kostadinovska-Stojçevska tha se mbështet iniciativën e Shtëpisë Evropiane për aktualizimin e kësaj çështjeje dhe shtoi: “Është e vështirë që ne të krijojmë bashkëpunim me SH.A “Posta”, presim dhe apelojmë që Këshilli Drejtues të marrë vendimin e nevojshëm dhe të mundësojë rindërtimin e Sallës së sportelit, shfrytëzimin e grantit të Bankës Evropiane të Investimeve dhe restaurimin e kësaj hapësire të rëndësishme me rëndësi për kulturën e vendit tonë”.