Në galerinë e arteve në Qendrën e Kulturës “Marko Cepenkov” – Prilep, sot (17 nëntor) në ora 19:00 do të hapet ekspozita “Nën zero”.
Bëhet fjalë për projekt multimedial në të cilin marrin pjesë grup artistësh vizual, të cilët hulumtuan problemet dhe zgjidhjet që lidhen me ngrohjen globale.
Bartëse e projektit, i cili realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës për Kulturë nga Prilepi, është m-r. Viktorija Dimeska.