Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska ka takuar grup studentësh maqedonas që studiojnë në universitetet prestigjioze britanike gjatë vizitës së saj në Londër me rastin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike maqedonаse-britanike. Ky takim u organizua nga Ambasada e Maqedonisë në Londër.
– Në universitetet në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët konsiderohen ndër më të respektuarit në botë dhe që karakterizohen me traditë shekullore, numri i studentëve maqedonas nuk është i vogël. Më jep kënaqësi që pata mundësinë të takohem me intelektualë të rinj të talentuar dhe ambicioz, studiues, të mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga “Çiving” – program ndërkombëtar i bursave nga Qeveria e Mbretëria e Bashkuar, theksoi Kostadinovska-Stojçevska.
Në takim, studentët që fitojnë njohuritë e tyre në universitetet e Londrës, Mançesterit, Bristolit, Uindsorit e informuan ministren se komuniteti i tyre i studiuesve është më i madhi në Mançester.
Ata ndanë përfitimet e studimit në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar, duke thënë se qëllimi i tyre i përbashkët ishte ta bënin atë profesionalisht në vendin e tyre. Ata sinqerisht besojnë se njohuritë dhe përvoja e tyre nga universitetet britanike do të vlerësohen në vendin e tyre dhe do të njihen përfitimet e përfshirjes së tyre në avancimin e sektorëve për të cilët janë arsimuar.
Studentët maqedonas shprehën gatishmërinë dhe dëshirën për të zbatuar aftësitë e tyre në zhvillimin e shtetit maqedonas. Ata theksuan se është e dobishme të shfrytëzohen të gjitha lidhjet ndërkombëtare që kanë fituar në kampet studentore për të tërhequr investime të huaja dhe për të hapur bizneset e tyre. Në atë mënyrë, përmes kontakteve dhe rrjeteve që kanë bërë në Mbretërinë e Bashkuar, do të mund të forcojnë politikat në nivel lokal dhe do të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë maqedonase, në vendlindjen e tyre.
– Ne diskutuam mënyrat për të mbështetur në mënyrë aktive idetë e tyre me fokus në inovacionin dhe kërkimin dhe për të zbatuar nismat e tyre së bashku, me përpjekjet e Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës. Krahas mungesës së kuadrove në vend, duhet të shfrytëzohen dhe plotësohen pozitat për kuadro profesionale që na duhen dhe janë të nevojshme për të ardhmen, përmes përfshirjes aktive të studentëve dhe profesionistëve të rinj, të cilët janë shtytës të çdo shoqërie”, theksoi Kostadinovska- Stojçevska.
Ajo shtoi se është e rëndësisë së veçantë që ata të qëndrojnë dhe të studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar pasi është mundësi e rrallë për të takuar njerëz nga e gjithë bota dhe për të mësuar më shumë për kulturën dhe traditat e tyre.