Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot vizitoi Shkollën e Studimeve Sllave dhe të Evropës Lindore (UCL SSEES) në Kolegjin Universitar në Londër, ku përveç gjuhëve të tjera studiohet edhe gjuha maqedonase.
Kostadinovska-Stojçevska u takua me drejtorin e këtij institucioni të njohur arsimor londinez, Riçard Mull, dhe shprehu kënaqësinë e saj për marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilat tradicionalisht janë të mira dhe vazhdojnë të zhvillohen në fushën e kulturës.
Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut bën përpjekje serioze për promovimin dhe afirmimin më të madh të krijimtarisë maqedonase, prandaj shkëmbimi me institucione të mëdha bibliotekare është i rëndësie të veçantë për vendin tonë. Besoj që së shpejti do të kemi projekte që do të nënkuptojnë shkëmbim dhe pasurim të bibliotekave të të dy vendeve, si dhe nënshkrim të memorandumit në të cilin do të mund të përkthehen iniciativa specifike – tha ministrja e Kulturës.
Ajo theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është vend i autorëve të talentuar të të gjitha gjeneratave, të cilët me krijimtarinë e tyre kontribuojnë në pasurinë e mozaikut kulturor evropian. Në këtë kontekst, ajo shtoi se krijimtaria krijuese e Goran Stefanovskit, i cili me vite ligjëroi dramaturgji në Universitetin e Kentit, është i një rëndësie të paçmueshme.
Përveç botimeve të shtypura, Biblioteka e Shkollës ka edhe koleksion të madh filmash dhe dokumentarësh. Në këtë kuadër, në takim u bisedua edhe për mundësinë që disa nga arritjet e kinematografisë maqedonase të jenë pjesë e koleksioneve të bibliotekës së Shkollës së studimeve sllave dhe Evropës Lindore. U diskutua mundësia që filmat dhe DVD-edicionet maqedonase të digjitalizuara të bëhen pjesë e Bibliotekës dhe kjo do të kontribuojë në afirmimin e gjuhës dhe kulturës maqedonase.
Ngjarje shtesë, e cila u theksua si mënyrë përmes së cilës arti filmik ndikon në afrimin dhe familjarizimin e kulturave dhe afirmimin e artit maqedonas, është shfaqja e filmit “Kajmak” të Milço Mançevskit muajin e ardhshëm në Kolegjin Universitar në Londër, ku përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me autorin, do të kontribuohet në zhvillimin e marrëdhënieve kulturore.
Ministrja e Kulturës në kuadër të vizitës në Shkollën e studimeve Sllave dhe të Evropës Lindore u takua edhe me profesoreshën Ana Ilievska-Zavrshnik, e cila nënvizoi se studimi i gjuhës maqedonase në këtë institucion prestigjioz është rithemeluar që nga viti 2019 dhe se numri i grupeve të interesuara për ndjekjen e kurseve të gjuhës maqedonase nga ky vit është rritur.
U diskutuan mundësitë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në kuadër të ngjarjes së fundit për nder të gjuhës maqedonase që u mbajt këtu në Londër, ku gjuhëtarët dhe ekspertët diskutuan për vendin e gjuhës maqedonase në familjen e gjuhëve sllave dhe ballkanike, si dhe u dha kontribut i veçantë nga folësit Viktor Fridman dhe profesoresha Aneta Ducevska.
Ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska ia dhuroi drejtorit të këtij institucioni të njohur arsimor londinez, Riçard Mull, botime të autorëve maqedonas, me të cilat Biblioteka, e cila ka një koleksion të vlefshëm të veprave të shtypura dhe digjitale për studimin e historisë dhe kulturës së Evropës Qendrore, Evropës Lindore dhe Juglindore, është pasuruar edhe me vepra në gjuhën maqedonase.
Për studentët, për të gjithë të interesuarit dhe për të gjithë dashamirët e gjuhës maqedonase, letërsia dhe kultura maqedonase tashmë po bëhen më e qasshme përmes veprave të Blazhe Koneskit, Petre M. Andreevskit, dhe Goran Stefanovskit.
Ministria e Kulturës dhe Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Londër do të vazhdojnë të mbështesin Bibliotekën e Shkollës së Studimeve Sllave dhe të Evropës Lindore duke dhuruar libra në maqedonase, dhe në këtë mënyrë në të ardhmen studentët do të kenë mundësi të pasurojnë njohuritë e tyre për vendin tonë, kulturën dhe traditën.
Me futjen e kursit të gjuhës maqedonase, Shkolla e Studimeve Sllave dhe Evropës Lindore (UCL SSEES) jep kontribut të rëndësishëm në promovimin e mësimit të gjuhës maqedonase dhe promovimin gradual të kulturës sonë tek studentët e huaj.