Në Qendrën Kulturore Maqedonase në Nju Jork më 20 tetor në ora 18 do të hapet ekspozita artistike “Ndjenjat e brendshme” nga Nikolla Smillkovi.
Ekspozita do të prezantojë tetë skulptura në mermer dhe bronz në format galerie.
Historiania e artit Lucija Gjurashkoviq për ekspozitën thotë se Smillkovi e lidhi veprën e tij artistike sikur që në fillimet e saj me fije misterioze me qëndrimin kultik ndaj figurës njerëzore, veçanërisht ndaj femrës, si qendër e ngjarjeve mikrokozmike.
Nikola Smillkov studioi në Fakultetin e Arteve Figurative në Universitetin e “Shën Kirilit dhe Metodit” në Shkup, ku u diplomua, dhe kreu magjistraturen në vitin 2002 në fushën e skulpturës në klasën e prof. Dragan Poposkit-Dada. Ka doktoruar në fushën e metodologjisë së edukimit artistik. Mori pjesë në disa simpoziume ndërkombëtare dhe ekspozita grupore në Austri, Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi, Bullgari, Rumani, Turqi, Francë, Kinë, Egjipt dhe Indi. Ai bëri disa vizita studimore, duke përfshirë “Cite De Arts” në Paris dhe “Prima Qendër” në Berlin, duke i mbyllur vizitat me ekspozita individuale.
Ai është edhe fitues i çmimeve për punën e tij artistike, ndër të cilat çmimi i parë për skulpturën “Dimo Todorovski” nga Shoqata e Artistëve Figurativ të Maqedonisë.