Në mbrëmje në Operën dhe Baletin Kombëtar do të jepet shfaqja e baletit “Esmeralda” e kompozitorit italian Çezare Pugni, nën udhëheqjen e dirigjentes Bisera Çadllovska.
Koreograf është i famshmi Mihaill Krapivin nga Rusia, skenografia dhe kostumografia janë të Zhivojin Trajanoviqit dhe Lupka Ristovskës ndërsa koncert-mjeshtër është Kliment Todoroski.
Rolin kryesor do ta interpretojë prima balerina Mimi Pop Aleksova-Atanasovska ndërsa rolet e tjera do të jenë Balazh Loçei nga Hungaria, Hristina Naqevska, Marija Josifovska Ristovska, e cila këtë vit feston 25 vjetorin e veprimtarisë artistike, Kllod Frollo dhe Endrju Kok nga Anglia.
Do të performojnë solistët e baletit, ansambli i baletit dhe orkestra e Operës dhe Baletit Kombëtar.