“Konfliktet fetare në botë: shkaqet dhe zgjidhjet e mundshme” është tema e Konferencës së parë botërore për dialog dhe bashkëpunim fetar, organizuar nga Qendra për studime dhe hulumtime ndërkulturore në Fakultetin Filozofik në Shkup dhe nën kujdesin e Ministrisë së Kultura, e cila u hap sot në Strugë.
Në hapje të Konferencës, të pranishmit i përshëndeti ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, e cila theksoi se tema e kësaj konference të parë është gjithmonë e jashtëzakonshme, e rëndësishme dhe, për fat të keq, vazhdimisht aktuale.
“Kjo është arsyeja pse ne jemi të gjithë këtu – për të zbuluar shkaqet së bashku, për të diskutuar, kërkuar dhe rekomanduar zgjidhje të mundshme dhe për të mbështetur misione të tilla. “Të gjejmë mënyrë për të marrë pjesë më së miri në këto procese në mënyrë që të ndërtojmë një botë në të cilën fetë nuk do të jenë më arsye dhe as keqpërdoren për të justifikuar konfliktet”, tha Kostadinovska-Stojçevska.
Ajo theksoi se është veçanërisht e rëndësishme që kjo temë jashtëzakonisht e rëndësishme, e ndjeshme dhe sfiduese po diskutohet pikërisht këtu, në Maqedoninë e Veriut, e cila tashmë njihet në botë si një shoqëri multikulturore e suksesshme, e vlefshme dhe funksionale, shoqëri e barabartë për të gjithë.
“Bashkësia e këtij territori maqedonas, si udhëkryq i rrjedhave civilizuese, është ndërtuar me shekuj dhe sot është obligim për të ardhmen tonë të përbashkët. Sot është Maqedonia e Veriut, shtëpia e qytetarëve të barabartë, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike apo fetare”, tha ajo.
Kostadinovska-Stojçevska kujtoi se në këtë rrugë u përballëm me sfida dhe tundime, ndërsa shteti ynë modern, veçanërisht pas konfliktit ndëretnik në vitin 2001, të cilit shumëkush i dha konotacion fetar, zgjodhi vlerat që e bëjnë diversitetin kulturor një forcë dinamike për të arritur zhvillim të qëndrueshëm.
Kostadinovska-Stojçevska theksoi se sot bota po përballet me kërcënimet e luftërave si kurrë më parë. “Kjo është arsyeja pse”, shtoi ajo, “nëse marrim luftën ruse në Ukrainë, në zemër të Evropës, nëse marrim parasysh lëvizjet globale të migracionit, nuk duhet të kemi asnjë dyshim se diversiteti kulturor dhe fetar duhet të jetë frymëzim dhe motivim, për investime në paqe dhe për shoqëritë me karakter human dhe njerëzore”.
Në fund, duke i uruar punë të suksesshme Konferencës, Kostadinovska-Stojçevska thekson: “Kur qytetarët dhe liderët e përgjegjshëm në komunitet i kuptojnë dhe pranojnë dallimet, ata kanë ndërmarrë hapin e parë për t’u përkushtuar ndaj qëllimeve të përbashkëta për të krijuar dhe ushqyer shoqëri funksionale të qytetarëve të barabartë”.
Në hapje të Konferencës, përveç ministres së Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, të pranishmit i përshëndetën edhe ministrin e arsimit Jeton Shaqiri, rektorin e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Biljana Angelova, prodekane e Fakultetit Filozofik në Shkup, Maja Georgievska Mitev, Ratko Duev dhe Zoran Matevski, drejtor i Qendrës për studime dhe kërkime ndërkulturore.
Rreth 60 studiues dhe profesorë eminentë shkencorë në fushën e fesë nga 22 vende po marrin pjesë në Konferencën e parë botërore për dialogun dhe bashkëpunimin fetar në Strugë nga Serbia, SHBA, Finlanda, Rumania, Holanda, Omani, Greqia, Italia, Bullgaria, Belgjika, Polonia, BiH, Kroacia, Hungaria, Zvicra, Franca, India, Malta, Australia, Azerbajxhani, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina.
Në Konferencën, e cila po mbahet nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, në ditët në vijim do të prezantohen rezultatet më të fundit të hulumtimit në këtë fushë të dialogut dhe bashkëpunimit ndërkulturor dhe fetar në botë, si: roli të institucioneve fetare dhe kulturore në zgjidhjen e konflikteve fetare në Evropë dhe botë; zbatimin e proceseve të ndërkulturalizmit në epokën post-globale; zbatimi i ideve të ekumenizmit dhe neoekumenizmit në kuadrin botëror; roli i fesë në paqe dhe konflikt etj.
Pas përfundimit të Konferencës, punimet e prezantuara do të publikohen në revistën shkencore ndërkombëtare “Dialogu dhe bashkëpunimi fetar” të botuar nga Fakulteti Filozofik në Shkup.