Pjesëmarrësit e programit “Skopje Fellouship” në kuadër të Festivalit të 11-të ndërkombëtar letrar “PRO-ZA Balkan” sot në Ministrinë e Kulturës patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth konkursit për financimin e përkthimeve të botuesve të huaj të veprave përfaqësuese të letërsisë maqedonase në gjuhë të huaja.
Në takimin me Biljana Tuxharovska-Qupeva, udhëheqëse e Departamentit të botimeve, botues dhe agjentë letrarë nga Italia, Franca, Spanja, Gjermania dhe Sllovenia patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth kushteve për përkthimin e botimeve tona bashkëkohore në gjuhët botërore.