Zëvendësministri i Kulturës Daim Luçi, në takimin ku ishte i pranishëm edhe kryetari i shtetit Stevo Pendarovski, theksoi se rajoni i Mavrovës dhe Rostushës në të kaluarën ka nxjerrë heronj të rëndësishëm kombëtar, por edhe një numër të madh të aktorëve të shquar të kulturës që janë pjesë e rëndësishme e traditës, historisë dhe kulturës maqedonase.
“Historia dhe heronjtë kombëtarë kanë një kuptim të çmuar për ne si njerëz dhe si komb. Ata na kujtojnë se kush jemi, nga vijmë dhe çfarë jemi në gjendje të arrijmë. Por më e rëndësishmja nga të gjitha, ata na mësojnë të vlerësojmë të kaluarën, të respektojmë origjinën tonë dhe të formësojmë të ardhmen dhe trashëgiminë tonë”, theksoi Luçi.
Ai shtoi se edhe pse jetoi vetëm 22 vjet, heroi kombëtar Çede Filiposki – Dame ka vendin e tij të rëndësishëm në historinë e Maqedonisë, në kujtesën kolektive dhe në luftën për liri të popullit maqedonas. Ai përjetoi atë që është ëndrra e çdo luftëtari maqedonas të lirisë – të jetë në krye të një divizioni, të çlirojë atdheun e tij, të shohë një Maqedoni të lirë.
Gjithashtu, u shfaq edhe një dokumentar për rëndësinë e Çede Filipovski – Dame në Luftën e Dytë Botërore dhe në përkujtimin e 100 vjetorit të lindjes së tij, u vendosën lule në bustin dhe shatërvanin përkujtimor në fshatin e tij të lindjes, si dhe u realizua një program i mrrekullueshëm kulturor artistik.