Në kuadër të programit muzikor të verës së Ohrit sonte koncert i Orkestrës së Odës i Rinisë Muzikore të Maqedonisë “Sasha Nikollovski – Gjumar” nën dirigjimin e Ivan Eminoviqit. Si soliste do të performojë sopranoja Marija Tashevska. Koncerti fillon në orën 21:00 në kishën e Shën Sofjës.
Programi përfshin vepra nga V. A. Mocart, Rosini, Hendëll, Xhordani, Çajkovski, Pergolezi, Shubert, Shnitke dhe Pjacolla.
Orkestra e Odës e Rinisë muzikore të Maqedonisë ekziston 37 vjet, ndërsa nga viti 2018 orkestra mban emrin e dirigjentit maqedonas Sasha Nikollovski-Gjumar.
Koncerti përfundimtar i sesionit veror të orkestrës është vazhdimisht pjesë e programit të festivalit “Vera e Ohrit”, e viteve të fundit edhe e festivaleve “Vera e Shkupit” dhe “Vera e Manastirit”.