Kostadinovska-Stojçevska viziton “Stobin”: Arkeologët zbulojnë mozaik të ri në ndërtesën më përfaqësuese, Pallatin e Teodosit

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska vizitoi lokalitetin arkeologjik “Stobi” ku u njoh me hulumtimet më të fundit arkeologjike të Pallatit të Teodosit, i cili është një nga objektet më të mëdha dhe më luksoze që janë zbuluar në këtë qytet antik.

Institucioni nacional Stobi e informoi ministren për zbulimin e fundit arkeologjik, mozaikun e ri dhe, siç njoftuan arkeologët, këto ditë do të zbardhen detajet e mozaikut, i cili duket në njërën prej dhomave dhe është vendosur si fushë qendrore drejtkëndore.

Arkeologët bëjnë të ditur se dihet me siguri se kemi zbulim të ri në objektin përfaqësues, i cili, sipas gjetjeve fillestare, paraqet perlë të re, të pazbuluar të qytetit antik që është trashëgimi kulturore dhe vend me rëndësi të veçantë nacionale.

– Ky zbulim është rezultat i kërkimeve mbrojtëse-arkeologjike që janë në funksion të konservimit të Pallatit të Teodosit, për konservimin e të cilit Stobi, në bashkëpunim me Fondacionin “Trashëgimia Ballkanike” nga Bullgaria, morën grant nga organizata e famshme filantropike amerikane “Kaplan Fond”. Këto janë rezultate të një bashkëpunimi dhjetëvjeçar mes Stobit dhe këtyre fondacioneve – theksoi Kostadinovska-Stojçevska.

IN Stobi bën me dije se në kuadër të grantit nga “Kaplan Fond” në vlerë prej 300 mijë dollarë për konservimin e Pallatit të Teodosit në Stobi, këtë vit është duke u zhvilluar projekt konservues bazë për arkitekturën, si dhe projekt bazë konservimi për dyshemetë me mozaik të këtij objekti banimi të dekoruar në mënyrë luksoze.

– Projekti përfaqëson një nga hapat e parë në zbatimin e Masterplanit për ruajtjen e Stobit, të zhvilluar në periudhën 2019-2021, gjithashtu në bashkëpunim me “Trashëgimia e Ballkanit”, mbështetur nga “J. M. Kaplan Fond” nga SHBA. Projekti i Pallatit të Theodosit do t’i ndjekë udhëzimet e Masterplanit të konservimit të Stobit. Do të përfshijë konservimin dhe rikonservimin e mbetjeve arkitekturore, në bashkëpunim me ekip ndërkombëtar të ekspertëve të udhëhequr nga Xhon Stjuart dhe Graham Abrej nga Britania e Madhe” – tha Spase Perovski, drejtor i IN Stobi.

Ai shtoi se ekspertë ndërkombëtarë do të jenë të angazhuar edhe për edukimin e ekspertëve (konservatorë, arkeologë dhe menaxherë të trashëgimisë kulturore) nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni, si dhe do të publikohet doracak që do të përfshijë rekomandime dhe udhëzime për mirëmbajtjen e mëtutjeshme të lokalitetit arkeologjik “Stobi”.

Ministrja e Kulturës, së bashku me drejtorin Perovski, në lokalitetin arkeologjik “Stobi” u takua edhe me studentë arkeologë, pjesëmarrës të Shkollës Ndërkombëtare të Arkeologjisë, të cilët këtë vit vijnë nga Amerika, Kanadaja dhe Republika Popullore e Kinës.

– Është e çmuar përvoja që e zhvillon Stobi në bashkëpunimin e tij arsimor dhe teorik ndërkombëtar nëpërmjet kësaj shkolle, nëpërmjet bashkëpunimit me Fondacionin “Trashëgimia Ballkanike”. Stobi vazhdon historinë e suksesit si shembull i menaxhimit modern të trashëgimisë kulturore, duke i dhënë jetë qytetit antik edhe në kohën në të cilën jetojmë – tha Kostadinovska-Stojçevska. Ajo shtoi se në këtë mënyrë mbrohet trashëgimia e pasur kulturore universale, afirmohet historia dhe kultura e vendit tonë, vazhdohen historitë nga periudha romake dhe antikiteti i vonë, por nisen edhe histori të reja, të cilat flasin për ne, tani dhe këtu.

  – Nëpërmjet këtyre fondacioneve miqësore, ekspertë me famë botërore përfshihen në studimin dhe zhvillimin dhe afirmimin e mëtejshëm të “Stobit”, dhe kjo e vendos këtë lokalitet në krye të hartave arkeologjike me famë botërore. Në “Stobi” është gjallë dhe emocionuese ashtu siç është në verë në të gjitha lokalitetet. I përgëzoj arkeologët tanë për zbulimin e ri dhe u uroj punë të suksesshme, shkëmbim përvojash dhe miqësi të qëndrueshme për arkeologët e rinj që vijnë tek ne nga mbarë bota – tha Kostadinovska-Stojçevska.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе