Shfaqja “Kreoni dhe Antigona”, projekt autorik i regjisorit Dejan Angelov, sot do të shfaqet premierë në skenën e madhe në teatrin “Jordan H.K-Xhinot” në Veles.
Në krijimin e shfaqjes janë përdorur tekste nga Zhan Anuj, Sofokle dhe burime të tjera. Skenografia është e Filip Korunovskit, kostumografi Rade Vasilev, kompozitor Stavre Angelakov, ndërsa posteri është dizajnuar nga Nikola Pijanmanov. Luajnë: Samoil Stojanovski, Kristina Zafirova, Slobodanka Çiçevska, Elizabeta Stefanovska, Isidor Jovanovski, Faik Mefailoski dhe Edis Durmishevski.
“Kreoni dhe Antigona” është premiera e tretë e Teatrit të Velesit këtë vit, pas “Elegjisë në pesë frymë” dhe “Ferrit”.