Në sallat Imperial 1 dhe 2 sot në ora 20:00 do të hapet ekspozita jubilare “55 vjet Qendra Kulturore dhe Informative (QKI)”.
Në kuadër të ekspozitës do të ekspozohen postera nga historia e pasur e ngjarjeve të mbajtura në QKI të shtypura në studion grafike dhe fotografi nga koleksioni i pasur.
Qendre Kulturore Informative – Shkup, e themeluar në vitin 1967, është një nga institucionet më të vjetra kulturore në qytet. Me një traditë shumëvjeçare në jetën kulturore të Shkupit, këtë vit shënon 55 vjet nga ekzistenca e tij.