Nesër, më 15 dhjetor, në ora 18:00, në Galerinë Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut (Qendra Multimediale “Stacioni i vogël” do të hapet ekspozita e grupit artistik “XXL”, i themeluar në vitin 1994 në Sofje.
Kjo ekspozitë nxjerr në pah kryesisht punën aktuale të grupit dhe përveç themeluesve, prezanton edhe autorë që janë përfshirë në aktivitetet e tij ndër vite.
Në kuadër të Programit Vjetor të Galerisë Kombëtare, projekti mbështetet nga Ministria e Kulturës. Për realizimin e ekspozitës përkrahje është marrë nga Instituti Shtetëror i Kulturës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë dhe nga Qendra Kulturore dhe Informative e Republikës së Bullgarisë në Shkup.