Në skenën e Operës dhe Baletit Kombëtar në mbrëmje do të performohet opera “Paljaçi” e kompozitorit italian Ruxhero Leonkavallo.
Opera “Paljaçi” do të interpretohet nën dirigjencën e Bisera Çadllovska, me regji të Dejan Proshev, njofton OBK.
Skenografia është e Ilina Angelovska, kostumografi Nikolla Buleski, koreografe Olga Pango, koncert mjeshtre Verica Lambevska dhe mjeshtri i korit Gjurgjica Dashic. Interpretojnë: Gjorgi Cuckovski, Dëshira Ameti-Kërliu, Marjan Jovanoski, Jane Dunimagloski, Dragan Ampov, solistët e baletit Endru Kuk nga Anglia, Agim Baftii dhe Melania Gocevska, kori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Kombëtar.